TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2026, 15:20

Dosja “Revanshi”/ Nga Avdyli e Shullazi, te Stafuka e Cukali, SPAK kërkon 127 vite burg

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “Revanshi”/ Nga Avdyli e Shullazi, te Stafuka e Cukali, SPAK
Momente nga operacioni "Revanshi"

Grupi dyshohet se ka funksionuar si një strukturë e organizuar kriminale, me aktivitet të ndërlidhur dhe plane për kryerjen e disa vrasjeve.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “Revanshi”, ku të pandehur janë Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Gjergji Cukali, etj. SPAK ka kërkuar në total 127 vite burg, por të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit.

Sipas pretencës së prokurorisë, për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, që reduktohet në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. E njëjta masë është kërkuar edhe për Emiljano Shullazin, për të cilin SPAK ka kërkuar 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite.

Për Naim Stafukën u kërkuan 9 vite burg me gjykim të shkurtuar në 6 vite burg dhe për Blerim Abazin 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg.

Ky fraksion është pjesë e dosjes së gjerë “Revanshi”, e cila në total përfshin 14 të pandehur, mes tyre edhe Enver Dida, Besian Xhixha, Robert Laçi, Drianto Bardhi, Miri Bruli, Xhelal Rraja, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Naim Stafuka dhe Blerim Abazi.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi dyshohet se ka funksionuar si një strukturë e organizuar kriminale, me aktivitet të ndërlidhur dhe plane për kryerjen e disa vrasjeve. Prokuroria pretendon se Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi dhe Naim Stafuka kanë bashkëpunuar me persona të tjerë për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, ndërsa në episode të tjera të dosjes përfshihen edhe plane për atentate ndaj shtetasve të tjerë.

Në këtë çështje përmenden edhe raste të tjera, ku sipas organit të akuzës janë siguruar kushte dhe mjete për kryerjen e vrasjeve, si dhe aktivitete të paligjshme që lidhen me armëmbajtje pa leje, kalim të paligjshëm të kufirit dhe komunikime të dyshuara nga ambientet e burgut për porositjen e krimeve.

Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK ndaj krimit të organizuar, ndërsa vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të përcaktojë përgjegjësinë penale të të pandehurve mbi bazën e provave të paraqitura në proces.

Pretenca e SPAK

Astrit Avdyli - 15 vite burg, ulet 1/3 zbret ne 10 vite

Emiljano Shullazi - 15 vite ulet 1/3 zbret ne 10 vite

Naim Stafuka - 9 vite zbet ne 6 vite burg

Blerim Abazi- 10 vite zbret ne 6.8 vite burg

Besian Xhixha - 10 vite zbren ne 6.8 vite burg

Enver Diva - 10 vite zbret ne 6.8 vite burg

Robert Laçi - 10 vite zbret ne 6.8 vite burg

Gjergj Cukali - 10.6 vite zbret ne 7 vite burg

Viktor Imeraj- 10 vite zbret ne 6.8

Satilno Basho- 10 vite zbret ne 6.8

Miri Bruli- 9 vite zbret ne 6 vite burg

Xhelal Rraja- 9 vite burg zbret ne 6 vite

 

spak gjkko revanshi

Lini një Përgjigje