TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2026, 16:05

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, gjendet arma e krimit; merren në pyetje 3 persona

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, gjendet arma e krimit; merren
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia greke ka gjetur armën e krimit që dyshohet se është përdorur për vrasjen e një 44-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili u gjet pa jetë në një stallë në rajonin e Mesinisë. Viktima kishte një plagë në kokë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Raportohet se, arma rezulton se i përket pronarit të moshuar të stallës, babait të një gruaje 50-vjeçare. Kjo e fundit, së bashku me partnerin e saj, janë personat që e gjetën trupin e pajetë të 44-vjeçarit.

Sipas mediave greke, autoritetet po shqyrtojnë dy pista kryesore: vrasje ose vetëvrasje. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të luajë rol kyç në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Tre persona, që dyshohet se e njihnin viktimën, janë marrë në pyetje nga policia në kuadër të hetimeve. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes që në momentet e para, duke mbledhur prova materiale dhe pamje nga kamerat e sigurisë në zonë.

Qëllimi i hetuesve është të rindërtojnë lëvizjet e fundit të viktimës dhe të identifikojnë çdo person që mund të ketë lidhje me ngjarjen.

Viktima nuk ishte banor i zonës së Kalamatës, por jetonte në Korinth. Sipas raportimeve, ai kishte pasur më herët probleme me drejtësinë, pasi ishte arrestuar disa vite më parë për kultivim kanabisi.

Lini një Përgjigje