TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2026, 17:42

Aksident i rëndë në Fier-Seman, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Fier-Seman, makina përplas për
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e njohur si Fermë-Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se një automjet është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar pasoja fatale për drejtuesin e saj.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, automjeti i përfshirë në aksident ka përfunduar në kanalin anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

"Rreth orës 17:10, në aksin rrugor "Fier-Seman", shtetasi A. K., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident rrugor me biçiklistin, shtetasin B. Xh., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi B. Xh.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit shtetasin A. K., për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje