TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2026, 18:15

E kishte fshehur në vend të pazakontë, ndalohet gruaja që tentoi t’i fusë telefonin burrit në burgun e Rrogozhinës

Shkruar nga Pamfleti
E kishte fshehur në vend të pazakontë, ndalohet gruaja që
Foto ilustruese

Policia e burgjeve në Burgun e Rrogozhinës ka goditur një tjetër rast të futjes së sendeve të palejuara. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se një grua që do të takonte bashkëshortin e saj, i është kapur një telefon, i cili dyshohet se do t’i jepej të dënuarit.

Burgjet bëjnë me dije se gruaja e kishte fshehur aparatin telefonik në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.

Ndërsa takimi është pezulluar dhe telefoni është bllokuar, janë njoftuar autoritet e tjera për veprime të mëtejshme hetimore.

“Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara (telefon) në IEVP Rrogozhinë

Në IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të institucionit.

Gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.

Menjëherë u pezullua takimi.

U mbajt procesverbal për bllokimin e sendit.

U njoftuan drejtuesit e institucionit.

U vu në dijeni Specialisti i SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.

Paralelisht, po ushtrohet kontroll në ambientin ku është i akomoduar i denuari."-bën me dije Drejtoria e Burgjeve. 

burg sende te paligjshme

Lini një Përgjigje