Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për libanezin Fadi Alwan dhe e dërgoi në gjyq për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwan.
Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin, Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç.
Ai do të gjykohet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Përmes një shkrese të datës 18.09.2025, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se republika e Libanit ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri në 49-vjeçarit Alwai.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Fadi Alwan, në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, ka vrarë me thikë vajzën e tij.
Personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.
Në komunikimet në WhatsApp, i dashuri i 24-vjeçares shprehet i shqetësuar se pse ajo nuk i kthen përgjigje, ndërsa Rayyan i kërkon që të kujdeset për veten.
Biseda e fundit mes tyre është zhvilluar në datën 19 Shkurt, ndërsa pas atij momenti viktima nuk i ka kthyer më përgjigje partnerit të saj.
Si ndodhi ngjarja?
Fati dhe Rayyan Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt 2025 dhe në Rinas 49-vjeçari u prezantua se kishte ardhur në Tiranë si turist me partneren e tij.
Prenotimi i biletave për të ardhur në vendin tonë është bërë disa orë para udhëtimit dhe sapo shkelën në tokën shqiptare iu drejtuan banesës që kishin marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka”. Natën e parë ata kanë fjetur në katin e parë të banesës 3-katëshe, dhe më pas me pretendimin se nuk u ka pëlqyer dhoma, më datë 20 kanë qëndruar në katin e tretë të vilës, aty ku ndodhi edhe krimi makabër.
Motivet e këtij krimi të rëndë mbeten ende mister. E reja nënë e 3 fëmijëve ishte divorcuar, dhe të vegjlit jetonin në Liban me babanë e tyre, Në Gjermani Rayyan Alwan nisi një jetë të re, dhe afrimi i saj me traditat perëndimore dyshohet se u bë shkak për probleme të vazhdueshme të 24-vjeçares me familjen e saj, prindërit dhe vëllezërit. Për këto shqetësime vajza kishte bërë edhe denoncim në polici në Gjermani.
Hetuesit ende dyshojnë se në planin për të vrarë vajzën të jetë përfshirë edhe nëna e saj, megjithatë për këtë pistë mungojnë ende provat bindëse. Trupi i pajetë i 24-vjeçares palestineze Rayan Alwan, u tërhoq nga morgu i Tiranës nga të afërmit e saj.
Lini një Përgjigje