Policia ka arritur të kapë një 49-vjeçar, i cili ishte larguar nga qelia rreth dy vite më parë.
Sipas një njoftimi zyrtar, 49-vjeçari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” u largua nga burgu në vitin 2024, me leje, por nuk u kthye më në qeli.
Nga ky moment ai ishte shpallur në kërkim.
“Kapet shtetasi E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje