TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2026, 16:46

Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën një person; arratiset drejtuesi i automjetit

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën një person;
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të premte në Shkodër.

Viktimë ka mbetur Haki Bajrami, 77 vjeç, i cili është përplasur nga një automjet teksa ndodhej me një karrocë dore.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

aksident tragjik në shkodër

Lini një Përgjigje