TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2026, 17:26

Tentuan të vjedhin një “Land Rover” në Dhërmi, por përfunduan duke e aksidentuar; arrestohen një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të vjedhin një “Land Rover” në Dhërmi,

Një 25-vjeçar nga Durrësi dhe një 17-vjeçare janë arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme pasi tentuan të vidhnin një automjet tip “Land Rover” në Dhërmi. 

Pas njoftimit për rastin e vjedhjes policia ka reaguar menjëherë. Gjatë ndjekjes, drejtuesja e automjetit nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe, në përpjekje për t’u larguar, ka kryer manovra të rrezikshme duke shkaktuar dëmtime në automjetin e vjedhur. 

Dy të rinjtë kishin shkuar në Dhërmi më 30 prill 2026, në orët e mbrëmjes, me një automjet tip “Benz”, fillimisht me pretendimin për të blerë automjetin “Land Rover”, që ishte në përdorim nga një shtetas nga Tirana. Duke shfrytëzuar mungesën e pronarit, 17-vjeçarja kishte ndezur automjetin dhe ishte larguar pa lejen e tij. 

25-vjeari përballet me akuzat për “Vjedhje të mbetur në tentativë” në bashkëpunim, “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.   Ndërkohë, 17-vjeçarja akuzohet për “Vjedhje të mbetur në tentativë” në bashkëpunim, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “Shkatërrim të pronës” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”. 

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit 

Himarë/ Tentuan të vidhnin një automjet në Dhërmi, ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon vjedhjen. Arrestohen 25-vjeçari dhe një 17-vjeçare, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen dy automjete (njëri i autorëve dhe automjeti tjetër që tentuan të vidhnin). Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se në Dhërmi ishte vjedhur një automjet tip “Land Rover”, organizuan punën, ku falë reagimit të shpejtë bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit.

Drejtuesja e automjetit nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe, gjatë manovrave për t’u larguar, ka shkaktuar dëmtime në automjetin e vjedhur. Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. Xh., 25 vjeç, banues në Durrës, u arrestua për veprat penale: “Vjedhje e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, ndërsa 17-vjeçarja u arrestua për veprat penale: “Vjedhje e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”.

Nga hetimet paraprake rezulton se, më datë 30.04.2026, në orët e mbrëmjes, dy shtetasit kishin shkuar në Dhërmi me një automjet tip “Benz”, fillimisht me qëllim blerjen e një automjeti tip “Land Rover”, në përdorim nga një shtetas banues në Tiranë. Duke përfituar nga mungesa e pronarit, 17-vjeçarja kishte ndezur automjetin dhe ishte larguar pa lejen e tij.

Po nga hetimet rezultoi se 17-vjeçarja, e cila kishte marrë automjetin “Land Rover”, kishte bashkëpunuar me një 25-vjeçar, i cili u kap në lagjen “Kushtrimi”, në Vlorë, ndërsa automjetin me të cilin kishte shkuar në Dhërmi e kishte përplasur në Palasë dhe e kishte braktisur.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, automjeti që u tentua të vidhej dhe automjeti i autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

himarë vjedhje land rover

Lini një Përgjigje