TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2026, 08:00

SPAK kontrolle në Elbasan, lëshohen 26 urdhërarreste

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kontrolle në Elbasan, lëshohen 26 urdhërarreste
SPAK kontrolle në Elbasan

Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera të dyshuara si të përfshira në veprimtari të paligjshme.

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) në qarkun e Elbasanit, ku janë ushtruar kontrolle në disa zona të ndryshme.

Operacioni antidrogë i policisë së Elbasanit është zhvilluar mëngjesin e sotëm në bashkëpunim me dy ekipe të FNSH-së, ndërsa aksioni është mbështetur edhe nga prokuroria.

Raportohet se aksioni është përqendruar në Prrenjas, Librazhd dhe qytetin e Elbasanit, ndërsa Gjykata ka lëshuar urdhërkontrolle për rreth 20 banesa, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, si dhe telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për komunikim në aktivitetin kriminal.

Në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, janë dhënë 26 masa ndalimi për persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Bëhet me dije se, 10 persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm, ndërsa 8 të tjerë ishin ndaluar më herët në kuadër të të njëjtit hetim. Ndërkohë, 5 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike në vijim nga autoritetet.

SPAK kontrolle në Elbasan, lëshohen 26 urdhërarreste
Pamje nga aksioni

Lini një Përgjigje