Një ambient i përshtatur për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar nga Policia e Tiranës. Bëhet me dije se në prangat e bluve ka rënë një 38-vjeçar me inicialet F.K.
Sipas burimeve zyrtare, gjatë ndërhyrjes në një lokal në rrugën “Kajo Karafili”, në administrim të 38-vjeçarit të arretsuar, u konstatuan pajisje që se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.
Në vendngjarje u sekuestruan katër makineta elektronike, një tavolinë për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera të lidhura me këtë aktivitet.
"Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të përshtatjes së lokalit për zhvillimin e lojërave të fatit, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”.
Si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Kajo Karafili” në lokalin në administrim të 38-vjeçarit, u gjetën 4 makineta që përdoreshin për lojëra fati, tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje