TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2026, 11:01

Tentoi t’i shpëtonte policisë, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër; i gjendet armë dhe thikë

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi t’i shpëtonte policisë, arrestohet 19-vjeçari
Pamje nga arrestimi

Një 19-vjeçar është arrestuar nga forcat e posaçme “Shqiponja” pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri, gjatë një kontrolli në Shkodër.

I riu u kap në flagrancë në lagjen “Guerile”, teksa shërbimet e policisë gjatë patrullimit kanë konstatuar dy persona që sapo kanë parë efektivët janë larguar me vrap.

Pas ndjekjes, policia ka ndaluar dhe kontrolluar fizikisht 19-vjeçarin Bajram Hoxha të cilit i është gjetur një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një thikë.

Në përfundim të veprimeve, i riu është arrestuar në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Ndërkohë, një tjetër shtetas, 29-vjeçari me inicialet E. Ç., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas mesnate, në lagjen “Guerile”, gjatë patrullimit, kanë konstatuar 2 shtetas, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap.

Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje