Zbulohet një 'fole' prostitucioni në Durrës, përgjimet cojnë në pranga brazialenen, policia hap derën me zjarrfikëse
Një fole prostitucioni është zbuluar nga policia në Durrës, ndërsa në pranga ka rënë një shtetase braziliane, e cila kishte përshtatur një banesë me qira për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive dhe përgjime.
Ndërkohë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale ‘Prostitucioni’ edhe për 3 shtetas shqiptare ëklientë.
Nga hetimet rezultoi se 24-vjeçarja nga Brazili kishte marrë me qira një ambient në lagjen nr. 4 në Durrës, të cilin e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe përfitimin e të ardhurave monetare nga kjo veprimtari.
Gjatë ndërhyrjes, policia hasi rezistencë, pasi shtetasja braziliane refuzoi të hapte derën e banesës, e cila u hap më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pasaportë e shtetases së huaj, shuma parash të dyshuara si të përfituara nga prostitucioni dhe dy aparate celularë.
"Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, finalizoi fazën e 19-të të operacionit policor të koduar “Storm”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. S., 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil.
Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni” edhe 3 shtetas shqiptarë.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 pasaportë e shtetases së huaj, shuma parash të dyshuara të përfituara nga prostitucioni dhe 2 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasja braziliane, në lagjen nr. 4, Durrës, kishte marrë një ambient me qira, të cilin e kishte përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit dhe përfitimin e vlerave monetare nga kjo veprimtari.
Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasja Sh. S. ka refuzuar të hapte derën e ambientit ku ndodhej, e cila u hap më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ]veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje