TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2026, 18:07

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person; plagosen 3 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:25 janë përplasur tre automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ende nuk bëhen të ditura identitetet e viktimës dhe të të plagosurve, si dhe gjendja e tyre shëndetësore.

"Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën."-njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident i rëndë në shkodër

Lini një Përgjigje