Janë publikuar pamjet nga shpërthimi me lëndë plasëse i ndodhur gjatë natës në Tiranë.
Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur në një dyqan shërbimesh interneti, në pronësi të Endri Meksit, duke shkaktuar dëme materiale. Nga pamjet e siguruara, shihet dëmi material që i është bërë biznesit.
Paraprakisht, hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një formë kërcënimi, ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e intimidimit ndaj pronarit të biznesit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve, ndërsa pritet të sekuestrohen dhe analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
Lini një Përgjigje