TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2026, 12:03

Aksidenti në Durrës vë në lëvizje AMP, hetim për shkelje të detyrës nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti në Durrës vë në lëvizje AMP, hetim për
Aksidenti në Durrës vë në lëvizje AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetime për të verifikuar veprimet dhe mosveprimet e efektivëve të policisë në Durrës, pas denoncimeve të banorëve të lagjes nr. 15, në zonën e ish-Kënetës.

Sipas pretendimeve të qytetarëve, strukturat policore nuk kanë reaguar në kohë ndaj sinjalizimeve të përsëritura për qarkullimin e automjeteve me shpejtësi të lartë në këtë zonë, duke ngritur shqetësime për sigurinë rrugore.

Hetimi vjen në vijim të aksidentit tragjik të ndodhur mesditën e së dielës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur.

Ngjarja ka shtuar dyshimet mbi reagimin e institucioneve dhe nëse janë marrë masat e duhura për parandalimin e rrezikut, pavarësisht ankesave të mëparshme të banorëve.

AMP pritet të verifikojë nëse ka pasur shkelje të detyrës nga ana e punonjësve të policisë dhe nëse janë ndjekur procedurat për trajtimin e denoncimeve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përgjegjësive ligjore për personat përgjegjës.

Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes, drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita, ka vendosur pezullimin nga detyra të zinxhirit komandues të policisë vendore, deri në përfundim të hetimeve.

amp aksidenti ne durres policia

Lini një Përgjigje