Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i akuzuar si autor i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 maj në lagjen nr. 15 të qytetit, ku tre fëmijë që po luanin në trotuar u përplasën nga automjeti i drejtuar nga Radaçi. Si pasojë, humbën jetën Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, ndërsa një tjetër fëmijë 8-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.
Sipas burimeve, 57-vjeçari është marrë në pyetje dy herë, fillimisht në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Ai mësohet të ketë deklaruar para hetuesve se nuk mban mend ngjarjen, duke pranuar gjithashtu se kishte qenë i dehur në momentin e aksidentit.
"Më vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur," mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.
Radaçi rezulton të ketë qenë problematik edhe më herët për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa ankesa në polici për shkak të drejtimit të mjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur. Ai është ndëshkuar disa herë nga autoritetet dhe në dy raste i është hequr leja e drejtimit për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka rikthyer diskutimet mbi sigurinë rrugore dhe zbatimin e ligjit për shkelësit e përsëritur.
Ai qe do te vrase vehten e gjen shume shpejt vdekjen, e gjen nje kend muri e i hap trute atje. Plehre e di qe do te te dale shpirti nga bytha e jo nga goja.