TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2026, 17:00

"Tani e keni radhën ju"/ Hodhi babanë nga shkallët dy vite më parë pasi i vrau të ëmën, dënohet me burg Klementin Islamaj!

Shkruar nga Pamfleti
"Tani e keni radhën ju"/ Hodhi babanë nga shkallët dy
Klementin Islamaj

Policia e Sarandës ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga gjykata për të arrestuar Klementin Islamaj, banues në fshatin Shalës, bashkia Konispol.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar 43-vjeçarin me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Ngjarja e rëndë daton më 10 gusht 2024, në familjen Islamaj në Shalës, ku sipas hetimeve, 69-vjeçari Hysen Islamaj, babai i Klementinit, kishte vrarë bashkëshorten e tij, 66-vjeçaren Shano Islamaj. Më pas, ai kishte kanosur dhe sulmuar edhe të birin.

Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë Klementin Islamaj në kohën e ngjarjes, ai ishte përballur me një skenë të rëndë në banesë, ku kishte gjetur nënën e tij të plagosur rëndë dhe babanë që e kishte sulmuar. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe i frikësuar për fatin e fëmijëve, ai kishte reaguar duke e goditur të atin me grushte dhe shkelma.

Ai ka rrëfyer dy vite më parë se kishte tentuar t’i jepte ndihmë babait dhe kishte kërkuar ndërhyrjen e ambulancës, ndërsa nëna e tij ndërroi jetë pak çaste më vonë.

Edhe pse nën akuzë, ndaj Islamajt shprehën solidaritet dhe përkrahje gjithë familjarët e tij dhe banorë të fshatit. Madje ai u lejua aso kohet nga policia të merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore. Sipas dëshmisë, ka qenë 69-vjeçari Hysen Islamaj i cili pasi ka vrarë 66-vjeçaren Shano Islamaj, ka kanosur e më pas qëlluar edhe të birin e tij.

“Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë”, thuhet në dëshminë e Islamajt.

Pas gati dy vitesh nga ngjarja, 43-vjeçari ndodhet në gjendje të rënduar psikike. Ndërkohë, me ekzekutimin e vendimit të gjykatës, ai do të vuajë dënimin e dhënë për këtë çështje të rëndë familjare.

klementin islamaj arrestim vrasja ne konispol

Lini një Përgjigje