TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2026, 09:50

Drogë dhe lojëra fati në lokal, arrestohet pronari 26-vjeçar në Shkodër 

Shkruar nga Pamfleti
Drogë dhe lojëra fati në lokal, arrestohet pronari
Droga dhe paratë e sekuestruara

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokalin e tij, në fshatin Bajzë.

Gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit, policia gjeti dhe sekuestroi doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, 4 celularë, 1 makinetë për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara, si edhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga aktivitetet e paligjshme.

Nga verifikimet rezultoi se subjekti nuk ishte i regjistruar në organet kompetente. 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Game Over”.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtarië e paligjshme në këtë ambient. Nga verifikimet rezultoi se ky subjekt nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi G. P., 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

organizonte lojera fati arrestohet 26-vjecari ne shkoder

Lini një Përgjigje