TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2026, 10:29

Operacion antidrogë në Prrenjas, arrestohen dy persona; sekuestrohen kokainë dhe shuma parash

Shkruar nga Pamfleti
Operacion antidrogë në Prrenjas, arrestohen dy persona; sekuestrohen
Operacion antidrogë në Prrenjas

Dy persona janë arrestuar në Prrenjas në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga Policia e Elbasanit.

Në pranga ranë shtetasit me iniciale Gj. K., 32 vjeç dhe K. R., 29 vjeç, të dy banues në Prrenjas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që administrohej nga 32-vjeçari, shërbimet e policisë gjetën 76 doza dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte përgatitur për shitje.

Po ashtu, u sekuestruan mjete që shërbenin për ndarjen e drogës në doza, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal.

Ndërkohë, 29-vjeçari u kap në ambientet e lokalit dhe sipas policisë dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin kriminal të 32-vjeçarit, por nuk e kishte kallëzuar atë.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të bazuara te kontrollet, puna operative dhe hetimet, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin e koduar “Rrethinat”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit Gj. K., 32 vjeç dhe K. R., 29 vjeç, të dy banues në Prrenjas.

Gjatë kontrolleve në lokalin që administronte 32-vjeçari, në Prrenjas, u gjetën 76 doza dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, siguruar dhe përgatitur me qëllim shitjen. Gjithashtu u gjetën mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërkaq, 29-vjeçari u kap në ambientet e këtij lokali dhe dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasit Gj. K., dhe nuk kishte kallëzuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje