Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet si autor i 12 vjedhjeve të kryera në kioska në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale Xh. M., i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime në fushën e narkotikëve.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Kioskat”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pas një sërë denoncimesh nga qytetarët për vjedhje të ndodhura gjatë periudhës prill–maj 2026.
Nga veprimet hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimeve, policia arriti të identifikojë dhe lokalizojë 23-vjeçarin, i cili dyshohet se ka kryer 12 vjedhje në kioska që administroheshin në zona të ndryshme në juridiksionin e Komisariatit Nr. 3.
Po ashtu, ai dyshohet edhe për vjedhjen e një biçiklete.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve dhe për verifikimin e përfshirjes së mundshme të të riut në ngjarje të tjera kriminale.
"Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje gjatë periudhës prill – maj 2026, në kioskat që administronin në zona të ndryshme në territorin në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u finalizua operacioni i koduar “Kioskat”.
Në kuadër të operacionit u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 23 vjeç, autor i dyshuar i 12 rasteve të vjedhjes në këto subjekte, si dhe i vjedhjes së 1 biçiklete.
Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje