TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2026, 15:14

Të tjera fole prostitucioni në Tiranë, arrestohen kinezja dhe vietnamezja (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Të tjera fole prostitucioni në Tiranë, arrestohen kinezja dhe
Pamje nga operacioni

Të tjera fole prostitucioni janë zbuluar në Tiranë, ku apartamente të marra me qira në qendër të kryeqytetit, shërbenin si baza për veprimtarinë e paligjshme.

Policia ka arrestuar dy shtetase të huaja, një vietnameze dhe një kineze, që ushtronin prostitucion në apartamentet në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”. Në dy operacione të ndara, uniformat blu kanë sekuestruar edhe 3 aparata celularë, përmes të cilave shtetaset e huaja kontaktoheshin nga klientët.

“Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionet e koduara:

-“Netëork”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja vietnameze, P. Th., 33 vjeçe, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, kishte marrë një apartament, me qira ditore, për të ushtruar prostitucion;

-“Foleja 7”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja kineze, Y. Ë, 43 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në Rrugën e Durrësit. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

 

tirane policia fole prostitucioni

Lini një Përgjigje