TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2026, 19:27

"Më kthe drogën ose plumbin ballit"/ Antimafia italiane zbardh lidhjen e Elvis Demçes me rrëmbimin për 200 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti
"Më kthe drogën ose plumbin ballit"/ Antimafia italiane
Elvis Demçe

Emri i Elvis Demce del në aktet hetimore për rrëmbimin me qëllim zhvatjeje të Alfredo Le Donne në Romë, në një dosje që përshkruan lidhje të forta mes grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës në kryeqytetin italian.

Sipas hetuesve, rrëmbimi ishte një demonstrim force nga një grup që kërkonte të rikuperonte paratë e humbura nga djali i viktimës, rreth 200 mijë euro në hashash. Në qendër të hetimeve ndodhet Manuel Grillà, i konsideruar pjesë e një rrjeti me kapacitet të madh në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Karabinierët e Njësisë Hetimore thonë se provat mbështesin dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Fabrizio Capogna, sipas të cilit Grillà dhe ortaku i tij Giuliano Cappoli, i njohur si “Maverick”, kishin lidhje operative me emra të njohur të botës kriminale, mes tyre Leandro Bennato, Giuseppe Molisso dhe Elvis Demce.

Presioni ndaj Massimiliano Le Donne, ish-ortak i grupit, u ushtrua përmes mesazheve kërcënuese dhe fotografive me armë të drejtuara ndaj viktimës. Në dosje përmenden edhe episode të mëparshme dhune, përfshirë plagosjen me thikë të një bashkëpunëtori jashtë Italisë, i konsideruar i pabesë nga grupi.

Hetuesit evidentojnë se tensionet mes fraksioneve kriminale janë shtuar pas vrasjes së Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, në vitin 2019, ngjarje që tronditi ekuilibrat e botës së krimit në Romë.

Në aktet hetimore përmendet gjithashtu disponueshmëria e armëve dhe shitja e pistoletave si pjesë e aktiviteteve kriminale të grupit. Prokurorët kanë vlerësuar si intimidim edhe frazat që i atribuohen Grillà ndaj Alfredo Le Donne.

Sipas Antimafias së Romës, edhe gjatë qëndrimit në burgun Rebibbia, Grillà dyshohet se vijonte të menaxhonte kontaktet dhe aktivitetet përmes një telefoni të kriptuar, çka sipas hetuesve tregon strukturë dhe koordinim të qëndrueshëm të organizatës kriminale.

antimafia italiane elvis demçes

Lini një Përgjigje