TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2026, 22:11

Atentat në Sarandë, ekzekutohet pronari i një karburanti!

Shkruar nga Pamfleti
Atentat në Sarandë, ekzekutohet pronari i një karburanti!
Viktima, 66-vjeçari Rexhep Ismaili

Viktima është identifikuar si Rexhep Ismaili, 66-vjeç...

Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtës, në Sarandë dhe viktimë ka mbetur pronar i një pike karburanti në zonë.

Viktima është identifikuar si Rexhep Ismaili, 66-vjeç, i cili rezulton gjtihashtu kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë.

Sipas informacioneve të para, Ismaili mësohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima mendohet se ndodhej në ambientet e biznesit të tij në momentin e atentatit.

Sipas burimeve, nga dyshimet e para kanë qenë disa persona që janë përballur me viktimën dhe pasi janë konfliktuar fizikisht, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka kapur në kokë 66-vjeçarin duke i marrë dhe jetën.

Ndërkohë që janë publikuar pamje nga vendi ku ndodhi atentati i mbrëmjes së sotme në Sarandë, në zonën e Gjashtës. 

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Lini një Përgjigje