TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2026, 22:57

Detaje të reja nga atentati në Sarandë, 66-vjeçari u qëllua në lokalin e tij; dyshohet për shkëmbim zjarri

Shkruar nga Pamfleti
Detaje të reja nga atentati në Sarandë, 66-vjeçari u
Rexhep Ismaili

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e ndodhur në zonën e Gjashtës në Sarandë, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili, pronar i një pike karburanti në këtë zonë.

Sipas informacioneve nga vendnngjarja, mësohet se viktima dhe autori i krimit kanë patur një konflikt të mëparshëm.

Sipas burimeve, autori ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit në pronësi të Ismailit. Ky i fundit ndodhej në lokalin e biznesit, i ulur në tavolinë me persona të tjerë, kur autori ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Personat që ndodheshin brenda banakut të lokalit kanë reaguar menjëherë duke nxjerrë një armë automatike. Ata kanë qëlluar me breshëri në drejtim të autorit që po tentonte të largohej, duke krijuar një skenë lufte në mes të biznesit.

Pavarësisht kundërpërgjigjes me armë zjarri nga njerëzit e viktimës, autori i dyshuar ka arritur t’u shpëtojë plumbave dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia po vijon punën për identifikimin e plotë të personave që përdorën automatikun, ndërsa vijon kërkimi për kapjen e autorit kryesor të vrasjes.

 

atentati sarandë

Lini një Përgjigje