TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2026, 14:38

Zbardhen 9 grabitje në Tiranë, arrestohen 2 ‘skifterët’; njëri ‘bën roje’, tjetri futet në banesa

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen 9 grabitje në Tiranë, arrestohen 2
Sendet e sekuestruara

Dy persona të dyshuar për një seri vjedhjesh në banesa janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale I. G., 34 vjeç dhe A. M., 39 vjeç, të cilët sipas hetimeve dyshohet se janë përfshirë në të paktën 9 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit.

Të dyshuarit janë kapur në rrugën “Panorama e Liqenit”, ndërsa lëviznin me një motor që dyshohet se ishte i vjedhur. Sipas burimeve policore, ata mbanin me vete edhe mjete që përdoren zakonisht për kryerjen e vjedhjeve, çka ngriti dyshime se mund të ishin duke planifikuar raste të tjera.

Të arrestuarit rezultojnë me precedentë penalë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ata kanë marrë para, sende me vlerë dhe pajisje elektronike nga banesa të ndryshme në Tiranë.

Policia ka sekuestruar motorin, sende të dyshuara të vjedhura, armë të ftohta dhe objekte të tjera të paligjshme, ndërsa hetimet vijojnë për të verifikuar përfshirjen e tyre në raste të tjera.

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka”.  Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, për zbardhjen e 9 vjedhjeve të banesave gjatë muajve të fundit. Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar të vjedheve, të cilët u kapën në flagrancë duke qarkulluar me një motomjet të vjedhur, në tentativë për të kryer ngjarje të tjera kriminale, pasi iu gjetën me vete sende të përdorura për vjedhje.

Të dy shtetasit e arrestuarit të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit.  Sekuestrohen motomjeti, disa sende të vjedhura, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe për vënien e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: -I. G., 34 vjeç dhe A. M., 39 vjeç, të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit. 

Këta shtetas u kapën në rrugën “Panorama e Liqenit” duke udhëtuar me një motomjet të dyshuar të vjedhur. Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur shumë parash, sende me vlerë, paisje elektronike dhe sende të tjera të ndryshe, në 9 banesa, të kryera gjatë muajve të fundit.  Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme".", njofton policia.

9 grabitje tirane 2skifteret

Lini një Përgjigje