Një sherr me thika ka ndodhur këtë të diel në një lavazh në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas policisë, i plagosuri është identifikuar si Eldi Gremi, 35-vjeç i cili është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit rreth orës 11:40
Sipas policisë, ai dyshohet se është goditur me mjet prerës nga një shtetas ende i paidentifikuar, pas një konflikti që ka degraduar në dhunë. 35-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë dhe po punon për kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
"Rreth orës 11:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.", njofton policia.
Lini një Përgjigje