TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2026, 11:23

Ishte vjedhur në Itali, sekuestrohet makina luksoze me vlerë 50 mijë euro në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Ishte vjedhur në Itali, sekuestrohet makina luksoze me vlerë 50
Sekuestrohet makina luksoze me vlerë 50 mijë euro

Policia e Tiranës ka sekuestruar një automjet të dyshuar të vjedhur jashtë vendit.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, i cili pas verifikimeve rezultoi i vjedhur në Itali.

Në lidhje me këtë rast, është identifikuar dhe proceduar penalisht shtetasi V. T., 44 vjeç, i dyshuar se ka trafikuar automjetin drejt Shqipërisë me qëllim shitjen.

Autoritetet bëjnë me dije se goditja e këtij rasti erdhi si rezultat i punës hetimore dhe operacionale nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, ndërsa operacioni “Stolen Line” vijon për evidentimin e rasteve të tjera të ngjashme.

"Sekuestrohet një tjetër automjet i vjedhur jashtë shtetit, tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro.

Identifikohet dhe procedohet penalisht 1 shtetas, i dyshuar për trafikimin e automjetit të vjedhur në Itali, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, në vijim të operacionit “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili, nga verifikimet, rezultoi i vjedhur në Itali.

Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin V. T., 44 vjeç, i cili dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen. Operacioni “Stolen Line” vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje