Duke folur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u shpreh se shifra për pagesën e 6 personave të huaj duhet të jetë marramendëse.
“Ky është një ngjarje që solli të huaj për të kryer vrasje në Shqipëri. Ky është një grup me 6 persona që ka kryer këtë krim. Ajo që bën përshtypje është dimensioni i saj, mënyra e organizimit, si dhe përfshirja e kaq shumë personave. Është për t’u çuditur se si një grup me kaq shumë persona vijnë dhe qëndrojnë në një vend pa njohur vendin, pa ditur gjuhën apo zakonet e vendit dhe kamuflohen për t’u përdorur nga këto grupe kriminale. Pagesa për këtë duhet të jetë marramendëse. Vrasësit paguheshin deri në 500 mijë euro, duke folur këtu për shumat që qarkullojnë në Shqipëri. Ndërsa kur flasim për 5 të huaj, duke përfshirë dhe ardhjen e tyre këtu në Shqipëri vlera duhet të kapi shifra edhe më të larta të paimagjinueshme.” ,u shpreh Softa.
Lini një Përgjigje