Dy banesa janë djegur në fshatin Llakatund në Vlorë në orët e para të mëngjesit. Fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime personat që ishin brenda tyre. Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve mes familjarëve.
Sipas burimeve ka patur debate brenda familjes së Lutfi Fanajt, pasi dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka rrahur dhe janë zënë fizikisht e më pas me benzinë ai ka djegur shtëpinë e tij. Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e Petrit Izetit.Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që kishin brenda.
Si pasojë e sherrit mes familjarëve, disa prej tyre kanë përfunduar në spital.
Lini një Përgjigje