TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2023, 15:57

Publikohet imazhi i plotë, ky është portugezi që vrau Ardian Nikulajn; policia në kërkim të armës së krimit

Shkruar nga Pamfleti
Publikohet imazhi i plotë, ky është portugezi që vrau Ardian
Ruben Saraiva

Publikohet imazhi i plotë i portugezit që vrau biznesmenin Ardian Nikulaj. Në media kanë qarkulluar disa foto të tij, por në fakt ajo që disponon policia të marrë nga sistemi TIMS, është fotoja më sipër.

Shihet qartë që Ruben Saraiva është portugez, por me prejardhje afrikane. Sipas informacioneve, pas krimit ai arriti të dalë nga territori shqiptar përmes Kapshticës.

Ndërkohë policia nuk ka gjetur ende armën e krimit, që është prova finale. Duhet thekur se deri më tani janë 6 persona të akuzuar për krimin, ndërkohë që po shihet nëse ka dhe të tjerë.

 

saraiv nikulaj vrasja

Lini një Përgjigje