TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2023, 14:57

Tentoi të fuste drogë në Portin e Durrësit, arrestohet 20-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të fuste drogë në Portin e Durrësit, arrestohet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi tentoi të trafikonte në vendin tonë kanabis në formë çokollate. Endri Bushati ka rënë në pranga pas një kontrolli nga “blutë” e Durrësit  (me peshë totale rreth 450 g) në automjeti që drejtonte i riu.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në automjetin tip “Seat”, që drejtohej nga i riu shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g.

Në veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë Endri Bushati 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durrësit

Lini një Përgjigje