
Në fshatin Kakarriq, rreth 2 muaj e gjysmë më parë u strehua ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikualj, shtetasi portugez Ruben Saraiva.
Banorët e fshatit kanë pohuar jashtë kamerave për mediat se i riu portugez lëvizte lirshëm në zonë.
Ata pohuan se për gati 2 muaj e gjysmë portugezi ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, ngjarje që ndodhi më 19 prill.
Shtetasi portugez prej dy muajsh kishte ardhur në fshatin Kakarriq dhe lëvizte i lirë. Në fillim u raportua se jetonte me qira në këtë fshat, por banorët thanë se në këtë fshat nuk ka banesa me qira.
Shtetasi portugez ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër.
Pasi kishte kaluar pak kohë, kishte nisur të mësonte në gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip.
Vrasja e Ardian Nikulaj në Lezhë u organizua nga një skuadër që mendoi çdo detaj deri në realizimin e qëllimit final. Në dosjen e prokurorisë, janë zbardhur rolet e secilit prej britanikëve në ngjarje.
Sipas hetimit, më 3 Prill në orën 22:35 kanë mbërritur nga Londra, Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan. Sipas kamerave të sigurisë, ata i mori një mjet me karakteristika të njëjta me atë që Edmond Haxhia kishte marrë me qira, tip Volkswagen Golf 5.
Mjeti i ka pritur në Rinas pranë lokal “T…” . Në të njëjtin vend Edmond Haxhia është filmuar dukë marrë në makinë më 14 Shkurt portugezin Saraiva.
Pas Rinasit, dy britanikët mbërritën në Shëngjin në orën 1:30 dhe janë akomoduar në hotel “L…” në pronësi të vëllait të Ardian Nikulajt. Në datë 5 Prill në dhomën e tyre në hotel “L…” shkon anglezi tjetër Steven Paul Hunt. Ata qëndrojnë për 3 orë së bashku. Atë pasdite, Thomas Mithan largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit.
Me Steven Paul Hunt, në dukje si një çift, 28-vjeçarja britanike Bridgeman në orën 11:30 të datës 6 Prill shkojnë në lokalin “Coral” në pronësi të Ardian Nikulaj, në të njëjtin ku ndodhi dhe vrasja.
Kamerat e lokalit i kanë fiksuar deri në orën 14:30. Ata konsumojnë pije, hyjnë dhe dalin disa herë nga lokali, duke kryer veprime të dyshimta dhe duke filmuar me aparate celulare. Gjatë kësaj periudhe kohore në lokal ka qenë edhe Ardian Nikulaj. Të nesërmen ata janë larguar nga Rinasi në mëngjes me avion për në Athinë.
Lini një Përgjigje