TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2023, 10:44

Vrasja e Nikulajt/ Pistoleta ‘TT’ është hedhur në lumin Drin, zhytësit e RENEAS vijojnë kërkimet

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Nikulajt/ Pistoleta ‘TT’ është hedhur në

Arma e krimit tip “TT” e përdorur në vrasjen e Ardian Nikulajt, është hedhur në lumin Drin. Kështu dyshon grupi hetimor. Kërkimet për gjetjen e armës, kanë nisur që prej ditës së djeshme nga zhytësit e RENEA-s, por deri më tani nuk ka rezultat. Kërkimet vazhdojnë dhe ditën e sotme.

Kujtojmë që dje u gjet në lumin Drin motori i përdorur nga autori në vrasje.

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19-prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin u arrit të zbardhet në harkun kohor të 1 jave dhe për këtë ngjarjes janë shpallur në kërkim 1 shtetas portugez në rolin e ekzekutorit, 1 shqiptaro-britanik në rolin e organizatorit dhe financuesi dhe 4 anglez përfshire dhe një femër si bashkëpunetor në këtë krim që dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrjes.

Të shpallur në kërkim nga policia:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

4 britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, portugezi Ruben Saravia dhe Edmond Haxhia akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

vrasja e nikulajt

Lini një Përgjigje