TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2023, 22:38

Nga bishtat e cigares, dorezat e shishja e ujit, te kontrolli në “Google” për motorin, skema si policia zbuloi vrasësit e Nikulajt

Shkruar nga Pamfleti
Nga bishtat e cigares, dorezat e shishja e ujit, te kontrolli në
Nikulaj dhe britanikja e përfshirë në krim

Në magazinën dhe banesën e Haxhisë në fshatin Kakarriq, ekspertët kanë gjetur qese plasmasi, fatura të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe një facoletë të përdorur.

Zbulohen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. Britanikët dhe portugezi janë treguar të pakujdesshëm në të gjitha aspektet dhe ata kanë lënë shumë gjurmë pas.

Interesant është fakti se ata janë fundosur nga modeli i motorit. Një nga oficerët që janë pjesë e grupit të hetimit, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në “Google.al” me fjalët “…shes motor “Yamaha X Max…”.

Në këtë moment është shfaqur një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “Merr, Jep...”. Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja. Por fatmirësisht edhe pse ishte shitur, njoftimi nuk ishte fshirë nga publikimet e faqes 'MerrJep".

Në këtë postim, ishte numri telefoni i shitësit dhe disa fotografi të motorit. Policët kontaktuan me ish-pronarin dhe ata e morën në pyetje. Ai është paraqitur me një dokument noterial ku figuronte se motori u ble nga një femër. Policia i shkoi asaj në banesë dhe zbuloi se ishte e dashura e Edmond Haxhisë, ajo ka treguar më pas gjithçka.

Imazhet nga brenda hotelit ku qëndruan britanikët

Më pas në kuadër të hetimeve, policia ka gjetur prova të mjaftueshme shkencore që çuan në zbulimin e grupit kriminal. Ata kanë gjetur në bagazhin e makinës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave myslimane, tip hixhab, doreza e shishe ujë.

Ndërsa në magazinën e banesën e Haxhisë në fshatin Kakarriq, ekspertët kanë gjetur qese plasmasi, fatura të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe një facoletë e përdorur.

Ma pas është ushtruar kontroll në dhomën 302 të hotel “Besa” ku qëndroi shtetasi britanik Harry Simpson. Aty u gjetën disa bishta cigaresh, nga të cilat u përftua profil gjenetik.

Ndërkohë janë publikuar dhe imazhet e kamerave të sigurisë të hotelit, ku shtetasi britanik bashkë me një vajzë shfaqen në hotel. Bëhet fjalë për vajzën në foto. Ata dalin qartë në kamera dhe policia i ka identifikuar më pas.

Nga bishtat e cigares, dorezat e shishja e ujit, te kontrolli në
Britanikja Harriet Bridgeman, që asistoi në krim

nikulaj vrasja motori

Lini një Përgjigje