TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2023, 21:58

“Ditën e ekzekutimit ishin angazhuar në fushatë", Lala për vrasjen e biznesmenit: Nikulaj kishte roje të armatosur

Shkruar nga Pamfleti

“Ditën e ekzekutimit ishin angazhuar në fushatë", Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa detaje të reja lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, ku ishin të përfshirë 5 shtetas të huaj.

E ftuar në emisionin “Open” në “News24”, Lala tha se Nikulaj ishte një shënjestër tmerrësisht e vështirë për t’u arritur, pasi së fundmi ai kishte marrë dhe roje fizike të armatosur si edhe lëvizte me makinë të blinduar.

Ajo shtoi se rojet e Nikulajt nuk ndodheshin pranë tij në ditën që u vra pasi kanë qenë të angazhuar me fushatën politike në qytet në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Ardian Nikulaj ishte një shënjestër tmerrësisht e vështirë për t’u arritur. Ai kishte marrë disa herë informacione që po paguheshin para për vrasjen e tij. E vetmja mundësi që ai të kapej ishte me shtetas të huaj pasi i konsideronte turistë. Ai kishte marrë dhe roje fizike të armatosur dhe mbante automjet të blinduar. I vetmi vend ku qëndronte i paarmatosur ishte ai vend. Prandaj i kanë marrë të huaj. Të huajt nuk kanë gojë të flasin, nuk flasin më pas”, tha Lala.

roje të armatosur lala ekzekutimi nikulajt

Lini një Përgjigje