
Janë zbardhur identitetet e plota të gjashtë personave që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Autori që kreu ekzekutimin është shtetasi portugez Ruben Ribeiro Saraiva, i lindur në vitin 1995.
Bashkëpunëtorët janë:
Edmond Ernest Haxia, i lindur 1985, shtetas shqiptaro-britanik,
Harry James Simson, shtetas britanik i lindur në 1991,
Harriet Bridgeman, shtetase britanike, e lindur në 1995,
Thomas Mithan, shtetas britanik, i lindur në vitin 1988
dhe Steven Paul Hunt shtetas britanik, i lindur në 1974.
Vrasjen, që kishin nisur ta planifikonin prej muajsh, e bënë realitet në 19 prill, kur Saraiva i masdkuar me jelek fosforishent dhe maskë anti Covid hyri i armatosur në lokalin ku Ardian Nikulaj po konsumonte kafen dhe e qëlloi me breshëri plumbash.
Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët jetojnë në Angli, ishin në gjak me Nikulajn. Edmond Haxhia është djali i dajës së tyre dhe dyshohet se ishte ai që porositi vrasësit.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dyshohet se është planifikuar në Londër ku jetonin 6 anëtarët e grupit kriminal që kryen ekzekutimin.
Një ditë më parë, në një banesë në fshatin Gjadër u gjetën pjesërisht të djegura disa veshje që dyshohet se janë të ekzekutorit të biznesmenit. Nga vëzhgimi i imtësishëm i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes 8 orë para vrasjes.
Gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në një pallat në ndërtim nga ku ka dalë vetëm pasi është njoftuar se ishin krijuar kushtet e përshtatshme për kryerjen e ekzekutimit në lokalin ‘Coral’. Pallati në ndërtim e sipër ku qëndroi i fshehur vrasësi është rreth 100 metra larg vendit ku ndodhi vrasja.
Zbatimi i planit nisi para 3 muajsh, kur Edmond Haxhia mbërriti në Shqipëri dhe nisi të studionte lëvizjet e objektivit dhe rrugët që do të ndiqnin pas kryerjes së vrasjes.
Pas Haxhiajt, më 14 shkurt në Shqipëri mbërriti ekzekutori portugez Ruben Saraiva, i cili qëndroi në Shkodër për gati dy muaj në një banesë të marrë me qira dhe shpesh herë është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pranë lokalit “Coral” në Shëngjin duke ndjekur objektivin e tij. Në pjesën më të madhe të rasteve, ai lëvizte me të njëjtat rroba dhe me të njëjtin maskim.
Ndërsa në muajin mars, mbërritën 3 britanikë mes tyre dhe një vajzë që kryenin rolin e vëzhguesit duke u fshehur mes dukjes si turistë. Ata kanë shkuar edhe brenda lokalit që konsiderohej vendi më i sigurt për Ardian Nikulajn dhe kishin fotografuar ambientet dhe studiuar daljet. I fundit në Shqipëri ka mbërritur Steven Hunt, i cili erdhi nga Rinasi më 11 prill dhe dyshohet se ishte personi që njoftoi Ruben Saraivën se objektivi ishte i vetëm në tavolinë dhe mund të vepronte.
Të gjithë lanë Shqipërinë brenda 2 ditëve pasi kryen vrasjen por nuk mundën të fshehin gjithë gjurmët e lëna pas. Dëshmi të personave që kanë ndjekur lëvizjet dhe takimet e ndodhura mes tyre në javët e qëndrimit në shtëpi, mjetet e marra me qira, si dhe sende të përdorura prej tyre shërbyen për identifikimin e tyre dhe dokumentimin e autorësisë në vrasje.
Lini një Përgjigje