TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2023, 13:12

Policia dhe RENEA kontrolle në fshatin Kakarriq, provat që mund të zbërthejnë vrasjen e Nikulajt

Shkruar nga Pamfleti
Policia dhe RENEA kontrolle në fshatin Kakarriq, provat që mund

Policia dhe grupi hetimor po kryen kontrolle të imtësishme sa i takon sigurimit të provave dhe rolit që kishin autorët e përfshirë në ekzekutimin mafioz të biznesmenit Ardian Nikulajt.

Prej ditës së djeshme, në fshatin Kakarriq të Lezhës kanë nisur kërkimet për gjetjen e armës së krimit, me të cilën dyshohet se shtetasi portugez qëlloi shtatë herë mbi trupin e 52-vjeçarit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Arma tip pistoletë mendohet të jetë hedhur në kanalin, pranë të cilit u gjet dhe motori me të cilin autori i krimit u largua nga Shëngjini, pasi kreu qëllimin.

Arma e krimit është në ndër provat kryesore që do t’i çojë hetuesit drejt provimit të autorësisë së krimit. Bëhet fjalë për armën tip pistoletë, me të cilën u ekzekutua Ardian Nikulaj më 19 prill në ambientet e biznesit të tij.  Hetuesit kanë dyshime se arma është hedhur në kanalin, pranë të cilit u gjet i hedhur motori pranë fshatit Kakarriq në Lezhë.

Po ashtu një pistë tjetër, që policia po verifikon janë disa fatura marketi të gjetura në një prej automjeteve më të cilën dyshohet se ka lëvizur portugezi. Ky i fundit dyshohet se ka qëndruar në qytetin e Shkodrës, lidhur nga korrespondenca e faturave, por megjithatë janë hetimet e thelluara ata që do hedhin dritë të plotë mbi këtë dyshim.

Ekspertë të Policisë, dhe RENEA, po krehin zonën për të gjetur armën e zjarrit. Hetuesit janë duke hetuar edhe disa prova të tjera, sa i takon disa faturave të gjetura në automjet Volksëagen apo në  Golf 5, me të cilin dyshohet se ka lëvizur shtetasi portugez. Në këtë mjet janë gjetur disa fatura maketi në një zonë të Shkodrës, aty ku dyshohet se ka qëndruar shtetasi portugez. Hetimet janë duke u zhvilluar se ku ka qëndruar dhe nga kush person është ndihmuar ai.

vrasja e nikulajt

Lini një Përgjigje