TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2023, 17:00

“Ten lekë benzinë”, zbardhet komunikimi i portugezit që vrau Nikulajn me punonjësin e karburantit në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

“Ten lekë benzinë”, zbardhet komunikimi i portugezit

Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja e Ardian Nikulajt. Vrasësi dhe peronat që e ndihmuan kanë lënë shumë gjurmë. Policia ka zbuluar një detaj interesant nga pyetja e dëshmitarëve. Para vrasjes, portugezi e ka furnizuar motorin me benzinë në një karbuant. Policia e ka pikasur falë kamerave të sigurisë, teksa ai ka pasur dhe një komunikim me punonjësin e karburantit të cilit i është drejtuar: “Ten lekë benzinë”. Pra 10 mijë lekë të vjetra benzinë. Më pas ai është larguar për të kryer vrasjen.

Policia zbuloi se në atentat janë përfshirë 6 perona. Ai që qëlloi mbi biznesmenin është portugez, ndërsa 4 të tjerë janë britanikë. I gjashti është porositësi, që është shqiptar. Bëhet fjalë për Edmond Haxhinë, i cili dyshohet se organizoi vrasjen për gjakmarrje. Personat e tjerë të përfshirë janë:

-Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

-Harry Simson, shtetas britanik

-Harriet Bridgeman, shtetase britanike

-Thomas Mithan, shtetas britanik

-Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

portugezi nikulaj \\vrasje

Lini një Përgjigje