TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2023, 16:39

Pas pengmarrjes në Korçë, dhunohet avokati në Fier; shpallet në kërkim 34-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Pas pengmarrjes në Korçë, dhunohet avokati në Fier;

Një tjetër avokat ka rënë pre e dhunës ditën e sotme. Paradite u bë më dije se një avokate në Korçë ishte marrë peng dhe kërcënuar me armë sportive, ndërsa pak më parë ka rënë pre e dhunës një avokat në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen "29 Nëntori". Shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.

Është shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

avokat fier dhune

Lini një Përgjigje