
Një 89-vieçar është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin Dushk. Bëhet me dije se në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Sipas informacioneve, 89-vjeçari është larguar nga banesa e tij në datën 22 janar, ndërsa trupi i tij është gjetur ditën e djeshme.
"Në datë 01.02.2025, në kanalin kullues të fshatit Dushk, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi 89 vjeç, i cili është larguar nga banesa më datë 22.01.2025. Nga këqyrja e kufomës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje