TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 11:44

Rrahën rojen dhe tentuan të vidhnin kishën, arrestohen dy hajdutë në Ksamil

Shkruar nga Pamfleti

Rrahën rojen dhe tentuan të vidhnin kishën, arrestohen dy

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Ksamil, pasi tentuan te vidhnin sende dhe vlera monetare në kishë.

Bëhet me dije se gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët 39 dhe 49 vjeç kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

Dy të arrestuarit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, dyshohet se janë autorët e vjedhjes së 5 banesave në Finiq.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetas që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes.

Dy të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë pas marrjes së njoftimit, më datë 01.02.2025, rreth orës 17:00, se dy persona po tentonin të vidhnin sende dhe vlera monetare në një kishë në Ksamil, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në kuadër të operacionit “Fortuna”, u kapën në flagrancë gjatë përpjekjes për t’u larguar, dy autorët e dyshuar, shtetasit:

39 vjeç, banues në Sarandë;
49 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët e dyshuar kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin dhe kapjen, janë autorë edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë vjedhur sende të ndryshme dhe vlera monetare.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.

Lini një Përgjigje