TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 09:55

Shiste kokainë në dyqan, kapet 28-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë në dyqan, kapet 28-vjeçari në

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi kishte fshehur kokainë në dyqan për të shitur.

I riu Hertjon Hasanbelliu, e ndante koakinë në doza, gati për shitje. Mësohet se gjajtë kontrollit, uniformat blu sekuestruan edhe një peshore elektronike, që shpërbente për ndarjen e dozave. 

"Mbante fshehur kokainë në dyqan për ta shitur, arrestohet 28-vjeçari. Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen një peshore elektronike dhe një celular.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, arrestuan shtetasin H. H., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në vendin e quajtur Fushë Qelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar kokainë, që dyshohet se 28-vjeçari e ndante në doza për shitje, një peshore elektronike dhe një celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia. 

arretsim ne shkoder shiste kokaine

Lini një Përgjigje