Personat që shihni në foto janë 74-vjeçari Hekuran Gjoni dhe Asim Gjoni, 37-vjeç. Ky i fundit u vra me thikë nga babai i tij 74-vjeçar.
Ngjarja ndodhi te zona e ‘Kodrës së Priftit’ në periferi dhe dyshohet se djali e tallte të atin, derisa më pas ky i fundit mori thikën dhe qëlloi të birin.
Djali ndërroi jetë në spital duke mos i rezistuar plagëve të marra.
Nga dëshmitë e mbledhura nga policia mësohet se mes babait dhe djalit nuk ka pasur konflikte të mëparshme, çka duket se shkaku i ngjarjes së rëndë ka qenë një sherr momental, i krijuar ndoshta për shkak të gjendjes që kishte si babai ashtu edhe djali, për shkak të alkoolit që kishin konsumuar.
Nga raportimet mësohet se djali ka nisur të bëjë shaka me babain e tij, i cili duket se nuk ka duruar dhe ka marrë një thikë duke goditur djalin në sy të familjarëve të tjerë. Ishin këta të fundit që kanë marrë 37-vjeçarin dhe e kanë transportuar në spital, ku edhe humbi jetën, ndërsa është njoftuar policia.
Asim Gjoni ishte baba i dy fëmijëve dhe siç dallohet nga fotot, ai ishte ushtarak.

Lini një Përgjigje