TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2025, 19:40

Krimi në familje/ Babai vrau djalin, zbardhen detajet nga ngjarja e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në familje/ Babai vrau djalin, zbardhen detajet nga ngjarja e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku babai ka qëlluar me thikë djalin e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Krimi ka ndodhur në banesën që ndodhet në rrugën “Ilia Shyti” te zona e Kodrës së Priftit. Referuar të dhënave, babai Hekuran Gjoni ka qëlluar me thikë djalin e tij, Asim Gjoni, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

74-vjeçari Hekuran Gjoni dhe djali i tij, Asimi, 37-vjeçar, janë përfshirë në një debat mes tyre, që duket se ka precipituar në përdorimin e një thike.

Raportohet se si babai ashtu edhe djali kanë qenë në gjendje të dehur. Autori i dyshuar i krimit ka pranuar autorësinë para policisë, e cila e ka shoqëruar pak minuta pas krimit.

Policia gjithashtu po merr në pyetje familjarët për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. 

Lini një Përgjigje