
Policia e Tiranës njoftoi procedimin e disa politikanëve lidhur me protestat e zhvilluara së fundmi në kryeqytet.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bëri të ditur se ka proceduar në gjendje të lirë për bllokim rrugësh, pengim të qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe prishjen e rendit dhe qetësisë, Belind Këllicit, Tedi Blushit, Klevis Balliu, Adriana Kalaja, si dhe aktores Adriana Tolka.
Ndërkohë që një procedim po në gjendje të lirë është regjistruar ndaj Altin Goxhaj, lidhur me një protestë të thirrur prej tij para Kryeministrisë që kundërshtonte idenë për krijimin e shtetit Bektashi.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Po nga këta specialistë u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi”, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje