
Një 31-vjeçare shqiptare në Greqi është dënuar me 5 vite burg pasi ka mashtruar një të moshuar grek duke i marrë 35 mijë euro.
Sipas autoriteteve greke, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 25 janar të muajit të kaluar.
Si e mashtroi shqiptarja të moshuarin?
Mesditën e 25 janarit i moshuari merr një telefonatë nga një person i panjohur (mik i shqiptares), i cili i komunikon të moshuarit se djali i tij ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe se nga aksidenti ka mbetur i vrarë një shqiptar.
I panjohuri i tha të moshuarit se përgjegjës për aksidentin ishte djali i tij, teksa i kërkoi shumën prej 80 mijë eurosh në mënyrë që familjarët e shqiptarit mos ta denoncojnë rastin në polic, që djali i të moshuarit mos shkojë në burg.
Ata i kërkuan paratë edhe për transportin e viktimës nga Greqia në Shqipëri.
Kaq u desh që i moshuari të besojë të panjohurin dhe t’i dërgoj në fillim 35 mijë euro, pasi nuk dispononte më shumë.
Në nxitim e sipër i moshuari nuk mori në telefon të birin, por shkoi ne vend takimin që caktuan për të dhënë paratë, duke menduar se po i bënte nder djalit të tij.
Pasi i dha paratë, i moshuari kuptoi se u mashtrua dhe denoncoi rastin në polici. Pas denoncimit 31 vjeçarja shqiptare u gjet dhe u arrestua. Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi paratë që shqiptarja kishte marrë nga i moshuari.
Lini një Përgjigje