TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2025, 11:09

Mallra kontrabandë dhe lëndë narkotike, në pranga 3 persona në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

Mallra kontrabandë dhe lëndë narkotike, në pranga 3 persona

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona, njëri prej tyre i prangosur për kontrabandë mallrash ndërsa 2 të tjerët tjerë për trafikim lëndësh narkotike.

U arrestua në flagrancë shtetasi R. B., 43 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, policia ndaloi automjetin e tij ndërsa gjeti dhe sekuestroi mallra elektrike dhe ndërtimi kontrabandë.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet B. S., 24 vjeç, dhe E. O., 25 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Policia gjeti një sasi të lëndës narkotike kanabis, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin e tyre.

“Kukës/ Goditen dy raste të paligjshmërive nga strukturat e DVP Kukës dhe DVKM Kukës, arrestohet një shtetas për kontrabandë dhe dy shtetas për trafikim narkotikësh.

Sekuestrohen mallra kontrabandë, lëndë narkotike dhe dy automjete.

Specialistët e Seksionit për Hetimin Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 43 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, Policia ndaloi automjetin tip “Renault” me drejtues R. B. Nga kontrolli, në automjet u gjetën mallra elektrike dhe ndërtimi, të cilat dyshohet se u futën në territorin shqiptar jashtë pikës doganore. Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në hyrje të Shqipërisë, në PKK Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasit B. S., 24 vjeç, dhe E. O., 25 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Dy shtetasit udhëtonin me automjetin tip “Caddy”, i cili u përzgjodh për kontroll të detajuar. Gjatë kontrollit, Policia gjeti një sasi të lëndës narkotike kanabis, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje