
Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi së bashku me një tjetër i kanë marrë me dhunë 1 mijë euro një 35-vjeçari në Zall Mner.
Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin tip “Peugot” që përdorën autorët e dyshuar për t’u larguar pas vjedhjes. 35-vjeçari kallëzoi në polici vjedhjen e shumës prej 1 mijë euro.
Në pranga ka rënë i riu e inicialet D. S., 22 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij 23-vjeçari me iniciale M. J., të dy banues në Kamëz.
“I morën me dhunë 1000 euro, një 35-vjeçari, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.
Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, për t’u larguar pas vjedhjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas kallëzimit nga një 35-vjeçar, se dy shtetas i kishin marrë me dhunë 1000 euro, në Zall Mner, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan shtetasit D. S., 22 vjeç dhe M. J., 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. Shtetasi D. S. u vu në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit M. J.
Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje