
Ndaj kompania “Noku OS 2008”, ka vijuar kryerjen e punimeve për ndërtimin e pallatit në mënyrë të paligjshme, madje ka ndërtuar dhe dy kate shtesë pa lejën e marë “nul” nga bashkia.
Hazbi Balliu, një gjyqtar i Gjykatës Administrative në Lushnjë, ka depozituar kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, kundër ish-kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Adrian Gurma.
Mes listës së gjatë të zyrtarëve lokalë të hetuar nga SPAK, tashmë Adrian Gurma do jetë ish-funksionari tjetër i PS, që në ditët në vijim të paraqitet në SPAK për të dhënë s’qarime rreth një dosje, ku kallëzues rezulton të jetë një gjyqtar.
Rasti i abuzimit me “Shpërdorimin e detyrës” dhe “Zhdukjes apo vjedhjes së dokumentave”, është konstatuar nga gjyqtari i Lushnjës, gjatë zhvillimit të një seancë gjyqësore, ku palë të përfshira në këtë proces janë Trëndelina Beqiri dhe subjekti “Noku OS 2008”.
“Ora News” ka mësuar përmes dokumentave se gjatë shqyrtimit gjyqësor gjyqtari ka konstatuar se Bashkia e Sarandës me kryetar, Adrian Gurma, në vitin 2017 ka lëshuar një lejë ndërtimi për subjektin privat “Noku OS 2008”.
Por sipas gjykatës, leja e ndërtimit është miratuar pa pasur projektin arkitektonik të objektit, i cili është kriteri kryesor.
Ndaj kompania “Noku OS 2008”, ka vijuar kryerjen e punimeve për ndërtimin e pallatit në mënyrë të paligjshme, madje ka ndërtuar dhe dy kate shtesë pa lejën e marë “nul” nga bashkia.
Nisur nga kjo situatë gjyqtari i Lushnjës, Hazbi Balliu, ka depozituar kallëzim penal ndaj kryetarit të bashkisë Sarandë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes apo vjedhjes së dokumentave”. Mes të kallëzuarve është dhe Dritan Hila, Drejtori i ASHK-së Sarandë, i cili ka legalizuar pallatin e e ndërtuar nga kompania “Noku OS 2008”, megjithëse nuk ka pasur asnjë projekt konkret.
Por këtij kallëzimi të bërë nga gjyqtari Balliu, i shtohet dhe kallëzimi i Trëndelina Beqirit, e cila është pala e dëmtuar nga dhënia e kësaj leje të paligjshme nga ana e ish-kryetarit të bashkisë Saranda.
Të dyja kallëzimet, fillimisht u administruan në prokurorinë e Sarandës, por për shkak se Adrian Gurma, ka qënë funksionar i lartë ai hyn në subjektet e zyrtarëve që i heton SPAK.
Aktualisht kjo dosje është administruar nga prokuroria e Posaçme SPAK, e cila po kryen hetime mbi bazën e një kallëzimi penal të depozituar nga gjyqtari i administratives në Lushnjë, Hazbi Balliu dhe shtetësja Trëndelina Beqiri.
Më konkretisht gjyqtari Balliu argumenton se:
”...në këtë gjendje aktesh dhe rrethanash ekziston dyshimi se ose është bërë miratimi i lejeve të sipërcituara pa patur projekt shoqëruese ose është zhdukur ky dokument. Këto fakte ose mund të përbëjnë elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” nëse është bërë miratimi i lejeve të sipërcituara pa patur projekt shoqëruese ose mund të ketë element të veprës penale “Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve" të cilat duhet të verifikohen në kuadër të procedimit penal, duke ush-truar kallzim penal. Në seancën gjyqësore të datës 27 dhjetor 2024, Gjykata ushtroi kallëzim penal...”.
Lini një Përgjigje