
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, se siguria në vendin tonë perceptohet e lartë nga mbi 82 për qind e qytetarëve, gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një video ku tregohet një realitet krejt tjetër.
Me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, Lala ka publikuar një video ku shihen dy persona që qarkullojnë me armë zjarri dhe kallashnikov në një makinë në Shkodër.
Gazetarja tregon se videoja i është dërguar muaj më parë në rrjetet e saj sociale dhe dyshohet të jetë realizuar në Shkodër, por nuk ka mundur ta konfirmojë ende. Lala thekson se kjo video më parë është adresuar në polici, por askush nuk reagoi.
“Kjo video më ka ardhur muaj më parë në rrjetet e mia sociale. Mendohet të jetë realizuar në Shkodër, por unë se kam konfirmuar ende në mënyrë të pavarur.
Atëkohë e pata adresuar në polici, por askush nuk reagoi. Mbase qytetarët do të ndihmojnë policinë ne identifikimin e personave qe lëvizin me arme dhe sfidojnë shtetin!”, shkruan gazetarja krahas videos.
Lini një Përgjigje